14:45 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A.S

Klopp tregon se a do të luajë Shaqiri ndaj Ajaxit

Liverpooli vazhdon të ketë probleme serioze me lëndimin e lojtarëve.

Trajneri Jurgen Klopp në konferencë për media ka konfirmuar se ndaj Ajaxit nuk do të jetë në dispozicion Xherdan Shaqiri.

“Shaq, Alexander Arnold dhe Naby Keita janë në rrugë të mirë por nuk luajnë nesër. Thiago Alcantaro do të mungojë edhe disa javë. Derisa të kemi 11 futbollistë për të startuar një ndeshje do të luftojmë kështu” deklarojë Klopp.

“Të kuqtë” luajnë nesër kundër Ajaxit nga ora 21:00 në Anfield.

Me fitore eventuale, Liverpooli e do ta sigurojë kualifikimin në fazën knockout të Ligës së Kampionëve.

/Indeksonline/