75 Mall Live Search
08:36 / E Premte, 10 Korrik 2026 / L A

Klopp tregon se ishte shumë afër të transferonte Mbappe-në te Liverpooli

Karriera e Kylian Mbappe-së mund të kishte marrë një kah tjetër.

Kjo pasi që francezi ishte shumë afër t’i bashkohej Liverpoolit, në vend se të shkonte te PSG-ja në vitin 2017.

Këtë e tha vetë trajneri gjerman, Jurgen Klopp i cili tregoi disa detaje ku ishte takuar me kampin e tij në Francë në atë kohë.

“Nën-transferi më i shtrenjtë që ne kemi investuar. Ne fluturuam nga Blackpooli për në Nice. E gjithë familja Mbappe erdhi me aeroplan privat me 5 dhoma. Ishte një avion shumë i madh. Bëmë vërtet një lëvizje madhështore. Më pas fluturuam në formë rrethore, biseduam me familjen dhe hëngrëm ushqim të mirë. E gjithë kjo ndodhi… brenda në avion. Nuk na lejohej të na shihnin. Kështu që fluturuam në rreth. Ishte fantastike”, thotë Klopp. Fluturuam, hëngrëm, kaluam mirë… dhe pastaj ai shkoi në PSG”, tha ai për Magenta TV.

Ndonëse nuk pati sukses kjo marrëveshje, të dy palët patën sukseset e tyre me Kloppin i cili riktheu Liverpoolin në majat e futbollit botëror dhe Mbappe, i cili u shndërrua në një nga futbollistët më të mirë në botë te PSG-ja./IndeksOnline/