75 Mall Live Search
10:02 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Klopp: Van Dijk e meriton të zgjedhet lojtari më i mirë në Premier Ligë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk është nominuar për çminin e futbollistit të vitit në Premier Ligë.

Holandezi që u transferua nga Southamptoni vitin e kaluar për 75 milionë funte, ka luajtur çdo ndeshje sivjet duke munguar vetëm 35 minuta në pjesën e dytë kundër Southamptonit në shtator.

Sivjet Liverpooli ka pranuar më së paku gola në Premier Ligë, 20, duke mbyllur 17 ndeshje pa pranuar gol. Trajneri Jurgen Klopp shpreson që Van Dijk ta fitoj çmimin, transmeton Indeksonline.

“Ai ka pasur një sezon të shkëlqyer. A do ta meritonte çminin? Sigurisht që po. Edicionin e kaluar Kevin De Bruyne dhe Mo Salah patën sezon të pabesueshëm por Mo e fitoi atë. Do të isha shumë i lumtur nëse Virgil do ta fitonte” deklaroi Klopp. /Indeksonline/