Klopp vendos që për finalen ndaj Chelseat të ketë startues një portier që dikur ishte sulmues!

Liverpooli do të kërkojë trofeun e parë këtë edicion në ndeshjen finale të së dielës ndaj Chelseat. Klopp ka vendosur që të startojë finalen e Carabao Cup me irlandezin Kelleher në portë.
23-vjeçari do të nisë finalen e Kupës së Ligës së Reds kundër Chelseat pas paraqitjeve të mira në këtë garë deri në arritjen në finale.

“Kelleher nuk është vetëm portier i mirë, ai është i jashtëzakonshëm. Ai do të luajë nga fillimi, nëse është në formë” ka thënë Klopp.
Udhëtimi i Kelleher drejt majës filloi gati dy dekada më parë, kur ai ishte sulmues të Ringmahon Rangers – një klub futbolli lokal në Cork të Irlandës, shkruan Indeksonline.

Për disa vite, Kelleher ka qenë sulmuesi më i mirë i skuadrës. Kur mungonte një nga portierët, Kelleher futej si portier vetëm sa për të mbuluar portën.

Por, trajnerët e vërejtën këtë talent të fshehur të tij, duke e zhvilluar në këtë pozicion.
Kelleher iu bashkua Liverpool-it në vitin 2015, duke e lënë Ringmahon si kampion pasi fitoi Premierligën Cork Youth U17 në ndeshjen e tij të fundit për klubin./Indeksonline/