75 Mall Live Search
13:32 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Klopp vjen me deklaratën e vitit, pas zgjatjes së kontratës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e zgjati sot kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2024.

Krejt kjo erdhi pas sukseseve të tij të jashtëzakonshme me klubin anglez. Momentalisht Liverpool është tetë pikë para pozitës së dytë, që i ofron atyre komoditet të madh.

Tekniku gjerman fitoi sot edhe çmimin e trajnerit më të mirë të muajit nëntor në Premierligë, shkruan Indeksonline.

Pasi e zgjati kontratën me Liverpoolin, ai “thumboi” keq rivalët e tij.

“Ky është lajm i mirë për disa, jo aq i mirë për të tjerët, më vjen keq” – u shpreh Klopp.

Ai kishte nënshkruar me Liverpoolin në tetor të vitit 2015./Indeksonline/