22:28 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Klopp zbulon se pse Liverpooli pësoi humbje nga Chelsea

Jurgen Klopp thotë se gabimet në mbrojtje i kushtuan Liverpoolit me humbje, 1-2 nga Chelsea për t’u eliminuar nga Carabao Cup.

Liverpooli kaloi në epërsi në pjesën e dytë falë golit të Daniel Sturridge.

Emerson Palmeri barazoi shifrat, para se Eden Hazard ta vulosë fitoren me një gol të jashtëzakonshëm.

Dhe Klopp mendon se lojtarët e tij ishin fajtorë që i dhanë Chelseat aq shumë kohë, transmeton IndeksOnline.

Eden Hazard

”Ne kishim shumë raste të mira në pjesën e parë”.

”E dinim se si Chelsea donte të luante, por ne u dhamë atyre mjaft hapësirë dhe nuk ishim mjaft komapkt”, u shpreh Klopp.

Kur u pyetë nëse Chelsea e meritoi gjuajtjen e lirë, nga ku ”Të Kaltërit” barazuan rezultatin, Klopp shtoi: ”Jo, nuk mendoj kështu”.

”Ne donim të fitonim, por ishim të pafat, ne madje e qëlluam edhe shtyllën, por kjo ishte një përgatitje e madhe për të shtunën”./IndeksOnline/

Hazard