Kloppi vonohet në konferencë, i “shkrinë” së qeshuri gazetarët: Për të qenë i sinqertë, s’po më…!

Skuadra e Liverpoolit të hënën zhvillon ndeshjen e parafundit në Premier League ku si kundërshtar do ta ketë Aston Villan.
Sot në konferencë për media u paraqit trajneri gjerman, Jurgen Klopp, shkruan Indeksonline
Trajneri gjerman u vonua në konferencë, kurse pas paraqitjes aty i kërkoi falje gazetarëve të pranishëm.
Megjithatë njër kërkim falje që përfundoi me të qeshura në dhomën e mediave.
“Më falni, por për të qenë i sinqertë… s’po m’ha…”, u shpreh Jurgen Klopp.
Kujtojmë që ndaj Aston Villas për Jurgen Kloppin është ndeshja e tij e parafundit, pasi në fund të sezonit largohet nga “The Reds”./Indeksonline/