Kloppit i rezërvohet ulësja në tribunën VIP për ndeshjen me Bournemouthin
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pritet të denohet nga Federata Angleze e Futbollit për komentet që ka bërë rreth gjyqtarëve, pas ndeshjes me West Hamin që përfundoi 1-1.
Klopp deklaroi që gjyqtari anësor ishte i ndikuar në pjesën e dytë pasi e dinte që kishte gabuar.
Ai poashtu do të mirret në pyetje për komentet që ua ka thënë gjyqtarëve menjëherë pas fishkëllimës së fundit.
Mediat angleze raportojnë se ndeshjen e ardhshme me Bournemouthin, Klopp nuk do të mund ta drejtoj skuadrën nga stoli. /Indeksonline/