Kloppit i vdes nëna/ Për shkak të Covid-19, trajneri gjerman nuk merr pjesë në varrim

Nëna e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, Elisabeth ka ndërruar jetë në moshë 81-vjeçare.
Trajneri i Liverpoolit, nuk është në gjendje të udhëtojë në Gjermani për shkak të pandemisë dhe rregullave të Covidit-19, shkruan IndeksOnline.
Për shkak të pandemisë, Kloppi do të mungojë edhe në varrimin e nënës së tij.

“Ajo ishte një nënë e mrekullueshme me plotkuptimin e fjalës. Si një krishtere e devotshme, unë e di që ajo është në vendin më të mirë tani”, ka thënë Kloppi i mërzitur.
Për shkak të situatës dhe rregullave të udhëtimit, Kloppi nuk do të udhëtojë për në Gjermani.
“Fakti që nuk mund të jem në varrim për shkak të situatës së tmerrshme më dhemb shumë. Por sapo të lejohen udhëtimet, ne do ta bëjmë një përkujtim të mrekullueshëm për të”, vazhdoi trajneri gjerman./IndeksOnline/