11:32 / E Martë, 18 Maj 2021 / Blerim

Klose po bëhet trajner, afër marrëveshja me klubin e njohur gjerman

Miroslav Klose pritet të bëhet trajner i futbollit dhe është afër të nënshkruaj kontratë me skuadrën e njohur, Fortuna Düsseldorf.

Siç raporton BILD, Klose është në bisedime me klubin që bën gara në Bundesliga 2, shkruan IndeksOnline

Legjenda e futbollit gjerman pritet të largohet nga Bayern Munchen së bashku me Hansi Flick – pasi ishte asistent i këtij të fundit.

“Për momentin jam në karantinë. Andaj s’mund të bëjë bisedime për të ardhmen time. Por ka shumë opsione të cilat janë emocionuese. Vendimin për të ardhmen time do e marr vetëm unë dhe atë do e bëjë shumë shpejtë”, ka thënë Klose

Miro përveç Dusseldorf ka oferta edhe nga jashtë Gjermania./IndeksOnline/