15:50 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Klubet angleze me krenari do të mbështesin komunitetin LGBT

Ka tri vite që drejtuesit e Premier Ligës angleze dhe të divizioneve tjera të futbollit, janë duke përkrahur fuqishëm komunitetin LGBT.

Në të gjitha ndeshjet e javës së 15-të, që luhet të martën, të mërkurën dhe të enjtën, klubet do të shfaqin simbolin e ylberit që karakterizon këtë komunitet, transmeton Indeksonline.

Kapitenët do të bartin në krah shiritin me shumë ngjyra.

Është interesant të theksohet që në Premier Ligë ka futbollistë homoseksual, të cilët ende nuk e kanë marrë guximin që të dalin në publik si të tillë.

/Indeksonline/