20:08 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / Gj. Sh

Klubet e mëdha evropiane urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, disa prej klubeve të mëedha evropiane kanë uruar besimtarët muslimanë.

Ne mesin e klube janë dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid, që kanë uruar tifozët dhe besimtarët muslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, shkruan IndeksOnline.

Shtatë herë kampioni i evropës, AC Milan, është skuadra e vetme italiane deri më tani që ka uruar këtë muaj madheshtor.

Nga Anglia, Muajin e Ramazanit e kanë uruar skuadra e Manchester Cityt dhe Chelsea.

Me urim për Ramazan ka dal ede klubi gjerman Bayern Munchen.

Ndërsa nga Turqia, tre gjigantët, galatasaray, Fenerbahche e Besiktash, kanë uruuar besimtarët muslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit./IndeksOnline/