19:40 / E Martë, 24 Gusht 2021 / A. A

Klubet e Premier Ligës marrin vendim për ndeshjet ndërkombëtare, a do të përfshihet Rashica?

Klubet e Premier Ligës kanë vendosur unanimisht të mos lëshojnë lojtarët në kombëtare, për shtetet të cilat Anglia i ka në listën e kuqe për Covid-19.

Futbollisti kosovar Milot Rashica nuk pritet të bllokohet nga Norwich City, pasi që Kosova aktualisht nuk është në këtë listë.

Megjithatë, më 2 shtator Kosova luan kundër Gjeorgjisë, e ky shtet është në listën e kuqe të qeverisë angleze.

/Indeksonline/