16:30 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Klubet e Serie A kërkojnë ta mbyllin sezonin me tifozë

Seria A beson se mund t’i hapë stadiumet pjesërisht për tifozët përpara fundit të sezonit.

20 klubet e kampionatit italian u mblodhën në një asamble ku diskutuan mundësinë e lejimit të një numri të caktuar tifozësh në stadiume përpara përfundimit të sezonit.

“Një protokoll i detajuar do t’i dërgohet në orët në vazhdim presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Grabiele Gravina. Seria A shpreson që secili klub të ketë mundësinë e rihapjes së stadiumit për një numër të caktuar tifozësh në raundin e fundit të ndeshjeve”, lexohet në deklaratën e Serisë A.

Ky vendim erdhi edhe pas problemeve që rrjeti televiziv “Sky” po has në pagimin e të drejtave televizive të Serisë A.