75 Mall Live Search
12:56 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Klubet e Serie A takohen me gjyqtarët pas skandaleve të fundit

Ka nisur sot në mesditë mbledhja mes drejtuesve të klubeve, trajnerëve, kapitenëve dhe arbitrave e drejtuesve të arbitrave.

E gjitha pasi është bërë një kaos i përgjithshëm kohët e fundit, mes protestash, ngritje zëri, akuzash dhe sidomos funksionimi i VAR me “etalone matës” të ndryshëm.

Klubi i Milanit është më i indinjuari, pasi në tre nga katër ndeshjet e fundit, pretendon se është arbitri ai që ka ndikuar në rezultat.

Me Interin, episodi i penalltisë së Politanos, me Sampdorian, një pengim në zonë ndaj Piatek në fund, ndërsa me Juven, prekja me dorë e Alex Sandros.

Sakaq, në mbledhje, Gattuso dhe Romagnoli janë vendosur në rradhë të parë, teksa pas tyre është menjëherë Juventusi me Barzaglin, ndërsa Interi qëndron shumë larg, në rresht të parafundit. Zikaltrit përfaqësohen me Marottan, Spallettin dhe Handanovic.

Sakaq, në sallë edhe arbitri i Juventus-Milan, Michael Fabbri, bashkë me arbitrat e tjerë të Serie A.