10:39 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Klubet e Serie A u kërkojnë lojtarëve të reduktojnë pagat e tyre!

Pas Interit, tani të gjitha klubet e Serie A thuhet se janë gati të negociojnë me Shoqatën e Lojtarëve që skuadrat e tyre të pranojnë një shkurtim të pagës për dy muaj.

Sipas Tuttosport, kishte një votim unanim në takimin e së premtes në Lega Serie A për të shkurtuar pagat e futbollistëve për dy muaj.

Fillimisht klubet duhet të flasin me Federatën Italiane të Futbollit që t’iu mundësojnë klubeve të vonojnë pagesën dhe të mos rrezikojnë falimentimin ose dështimin e regjistrimit për sezonin e ri të Serie A.

Një hap tjetër është të kërkohet nga Shoqata e Lojtarëve (AIC) të fillojnë negociatat që të gjitha skuadrat të heqin dorë nga dy muaj e pagës së tyre.

Ndërsa Interi filloi këtë trend, ata me sa duket i kanë bindur të gjitha klubet e tjera aktualisht në Serie A se është rruga e vetme përpara gjatë pandemisë.

Megjithatë, deri më tani askush nga lojtarët ose stafi i Interit nuk e ka pranuar apelin për të marrë një ulje page dy muaj.