75 Mall Live Search
14:19 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / C E

Klubet kosovare po “shkatërrohen”, anulohet edhe ndeshja e Gjilanit

Evropa për klubet kosovare duket se është një “mollë e ndaluar” këtë sezon.

Pas Dritës dhe Prishtinës edhe Gjilani ka probleme me koronavirus, shkruan Indeksonline.

Një lojtar i nënkampionëve të Superligës ka dalë pozitiv me koronavirus dhe ndeshja duket se do të anulohet.

Nuk tregohet emri i lojtarit që ka dalë pozitiv por kjo rrezikon shumë ndeshjen parakualifikuese të Europa League.

Lojtarët kthehen sot në Kosovë derisa lojtari i inektuar do të qëndroj në San Marino nw karantinë. /IndeksOnline/