08:27 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Klubet spanjolle në krizë të madhe, kaq para kanë humbur si shkak i pandemisë Covid-19

Futbolli spanjoll po vuan nga pasojat e COVID-19.

Pas deklarimeve të klubeve italiane, se si shkak i pandemisë Covid-19 kanë humbur para të mëdha e njëjta situatë po ndodh edhe me ato spanjolle.

Tifozët nuk janë të pranishëm në stadiume që nga marsi i vitit 2020 dhe kjo ka vështirësuar edhe punën e klubeve sa i përket financave.

Një studim financiar nga “PricewaterhouseCoopers”, i cili është sanksionuar nga La Liga, ka deklaruar se klubet në dy divizionet e para spanjolle do të humbin përreth 1 miliard euro nga pandemia COVID-19.

Skenari më i mirë është humbja e 825 milionë eurove dhe skenari më i keq është humbja e 1.029 milionë eurove nga klubet e dy divizioneve.

Në aspektin e transferimeve, klubet spanjolle kanë shpenzuar 748 milionë euro më pak sesa sezonet e kaluara.