Klubet ukrainase vazhdojnë interesimet për futbollistët shqiptarë, tani sytë i kanë nga Ermir Rashica

Shumë skuadra nga Ukraina janë duke përcjellur futbollistët shqiptarë, si në Superiore ashtu edhe në Superligë.
Skuadra e Metalist 1925 është duke monitoruar situatën e sulmuesit anësor, Ermir Rashica, shkruan Indeksonline
Gazetari i besueshëm nga Ukraina, Alex Ivanchenko raporton se kjo skuadër madje i ka dërguar ofertë zyrtare Skënderbeut për lojtarin nga Kosova.
Shifra që ka ofruar është 800 mijë euro dhe ka shumë mundësi që mund të pranohet nga skuadra shqiptare.
Rashica ishte lojtari i akademisë së Trepçës 89.
Gjatë këtij sezoni 20-vjeçari në elitën e futbollit shqiptar ka zhvilluar 20 ndeshje, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/
✅ TRUE! #Metalist1925 wants to sign #Skënderbeu winger Ermir Rashica 🇦🇱🇺🇦
— Alex Ivanchenko 🇺🇦 (@OlexanderIvanc2) January 18, 2025
They have offered €800,000 💰 pic.twitter.com/x5BXYFJ9Km