Klubi anglez do të fillojë të shesë pije me përmbajtje të kanabisit
Tifozët e Birmingham City do të kenë mundësi ta zgjedhin për pije edhe një produktë të ri i cili është me vaj kanabisi, e për të cilën skuadra e tyre është bërë partnerë për shitje.
Tifozët e Blues nuk kanë patur shumë raste për të brohoritur vitet e fundit, duke mos arritur të përfundojnë mbi vendin e dhjetë, në shtatë sezonet e fundit.
Por ata janë të gatshëm të jenë pjesë e industrisë së pijeve pasi njoftuan një partneritet 12 mujor për një pije që do të dalë në shitje brenda stadiumit dhe zonave të korporatave, shkruan ‘the sun’ transmeton Indeksonline.
Ian Dutton, zyrtari kryesor tregtar në Birmingham, ka thënë : “Ne jemi të kënaqur që jemi një nga klubet e para që jem partnerë me markën CBD Drinks”.
“Si një klub ne gjithmonë kërkojmë të jemi inovatorë dhe të krijojmë industri të para me programin tonë të partneriteteve”, tha ai./Indeksonline/.