75 Mall Live Search
13:57 / E Martë, 15 Korrik 2025 / L A

Klubi anglez nuk po heq dorë nga Zhegrova

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, është ende në kërkim të klubit të ri.

Zhegrova është duke i vazhduar përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa po mundohet të rehatohet sa më shpejt të jetë e mundur.

26-vjeçari nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi dhe nuk pritet të luajë më te Lille.

Sipas mediave britanike, Evertoni nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga “Messi i Kosovës”.

Portali “goodisonnews” raporton se “Toffees” kanë nevojë për përforcime në krahët e sulmit dhe Zhegrovën e shohin si lojtarin ideal për ta ndihmuar ekipin në sezonin e ardhshëm.

Krahas Evertonit, interesim për anësorin e djathtë ka shfaqur edhe klubi tjetër i Premierligës, Newcastle Unitedi.

Njëjtë si Evertonit, edhe Newcastlet do t’i konvenonte transferimi i ish-futbollistit të Baselit, i cili do t’i kushtonte klubit anglez 20-25 milionë euro.

Ylli kosovar mungoi në krejt pjesën e dytë të sezonit shkaku i një lëndimi, ndërsa në pjesën e parë të edicionit 2024/25 i kishte zhvilluar 21 ndeshje dhe i kishte realizuar 8 gola, ndërkohë që i kishte bërë edhe dy asistime.

Vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt” është 25 milionë euro.