75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 06 Prill 2021 / Blerim

Klubi gjerman shkarkon trajnerin, bëri komente negative për homoseksualët

Skuadra e Hertha Berlin ka larguar nga detyra trajnerin e portierëve, Zsolt Petry.

Petry u largua nga klubi pasi bëri disa komente negative në një interviste për mediat në Hungari, rreth homoseksualitetit dhe migracionit, shkruan IndeksOnline

Petry e quajti politikën e emigracionit në Bashkimin Europian si rënie morale. Ai kritikoi po ashtu edhe portierin e RB Leipzig, Peter Gulasci – i cili mbështeti martesat e homoseksualëve.

“Unë nuk e njoh shumë mirë Peterin. Por ai është mirë të merret me futbollin. Ai është një atlet”, ka thënë Petry.

Deklaratat e tilla kanë bërë që klubi nga Bundesliga ta shkarkoj nga detyra trajnerin e portirëve – i cili ishte pjesë e klubit që nga viti 2015./IndeksOnline/