Klubi i atletikës “Malisheva” fitues i Kupës së Kosovës

Klubi i Atletikës “Malisheva” është shpallur fitues i Kupës së Kosovës
Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë me: 28/29.05.2022 u mbajt kupa e Kosovës për junior ku klubi i atletikës Malisheva fitoi vendin e parë në konkurrencën e meshkujve.
Këtë garë e përcollën nga afër kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati dhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës Halil Sylejmani, raporton KosovaPress.
Në këtë kompeticion zhvillohet garë ekipore ku garojnë të gjithë atletët dhe numërohen piket sipas sukseseve të arritura.
“Malisheva” zuri vendin e pare me 121.5 pikë.