Klubi i Biznesit nis vizitën zyrtare në SHBA

Vizitën tonë e filluam duke vendosur një buqetë lule në varrezat nacionale të Arlingtonit, aty ku prehen të rënët për liri të ushtrisë amerikane.
Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë me mirënjohje sakrificën e ushtarëve amerikanë dhe të vendeve të tjera të NATO-s, si dhe luftën e drejtë të UÇK-së, që sollën lirinë për popullin tonë. Gjithmonë mirënjohës. Gjithmonë falënderues.
Partneriteti me Shtetet e Bashkuara ka qenë dhe vazhdon të jetë thelbësor për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës.
Mbështetja e tyre ka ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike, duke forcuar institucionet tona dhe duke krijuar mundësi të reja për të gjithë qytetarët.
Mirënjohje për miqësinë dhe përkushtimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë.
Bashkëpunimi ynë është një gur themel i suksesit tonë të përbashkët.