Klubi i Gjilanit e konfirmon lirimin e Solomon, detaje të reja

Futbollisti i Gjilanit, Theophilus Solomon, është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Drejtori Sportiv i klubit të Gjilanit, Drilon Sylejmani.
”Po është liru, e kemi edhe vendimin, Solomon tash ndodhet në shtëpin e tij në Gjilan.”, tha Sylejmani në një prononcim për IndeksOnline.
Ai tha se sulmuesi nigerian do të gjykohet në liri dhe se do të rikthehet të stërvitet me klubin e Gjilanit.
”Solomon do të rikthehet në stërvitje me skuadrën e Gjilanin, për të luajtur duhet ende kohë. Klubi i ka qëndruar prapa dhe ka besuar në pafajësinë e tij. Ai do të gjykohet në liri.”, tha Sylejmani për IndeksOnline.
Sulmuesi nigerian po qëndronte në masën e paraburgimit në Gjilan nga 24 Shkurti i këtij viti, derisa kishte urdhër arresti nga Interpol për shkak të një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë./IndeksOnline/