75 Mall Live Search
21:07 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Klubi i Gjilanit ka një lajm të mirë për tifozët për ndeshjen kundër Feronikelit

Skuadra e Gjilanit do të jetë nikoqir i skuadrës nga Drenasi, Feronikelit këtë të mërkurë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të kampionale.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Agim Ramadani-Katana” në Gjilan nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar të gjithë tifozët se hyrja në këtë ndeshje do të jetë pa pagesë.

Po ashtu kjo skuadër ka shkruar që skuadra+tifozët janë të barabarta me suksesin./IndeksOnline/.