15:49 / E Hënë, 15 Mars 2021 / Blerim

Klubi i kickboxit KRONI në Podujevë – Aty ku sportisti bëhet kampion!

Klubi i kickboxit Kroni me vendndodhje në qytetin e Podujevës që nga themelimi në vitin 2006 e deri më sot ka pasur gjithmonë rezultate të lakmueshme, si në nivelin kombëtarë̈ ashtu në atë ndërkombëtarë̈, në të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.

Vitin e kaluar, 2020, për shkak të pandemisë është organizuar vetëm një garë në të cilën klubi Kroni mori pjesë me pesë garues. Të gjithë pesë garuest u stolisën me medalje, tri të arta dhe dy të argjenda, pra tre kampion dhe dy nënkampion të Kosovës dolën nga ky klub. Vlenë të theksohet se edhe në vitin 2019 klubi ishte fitues i nëntë medaljeve.

Në shpalljen e më të mirëve të kickboxit në Kosovë, për senior, sportisti i këtij klubi, Demahmet Sinani doli i treti ndërsa për junior dolën tre garues, Ardit Ajvazi, Edmond Imeri dhe Elmedin Bajgora, ndërsa trajneri i vitit u zgjodh Arian Havolli, krytrajneri i KKb Kroni.

Në përzgjedhjen e sportistëve të vitit në komunën e Podujevës, garuesi dhe kampioni i klubit, ishte në mesin 10 më të mirëve, duke u renditur i katërti. Laureat ishin tre anëtarë të klubit të moshave të reja. Përkundër situatës pandemike në vend, falë kushteve të përshtatshme sportistët e Kickbox Kroni stërvitjet i kanë vazhduar në të shumtën e kohës, por koha e ndërprerjeve është shfrytëzuar për çertifikime të ndryshme për trajner. Në lidhje me këtë, trajneri i këtij klubi, Arian Havolli është çertifikuar për Anti-Doping nga organizata botërore e anti-dopingut, duke fituar 6 çertifikata të anti-dopingut dhe 9 çertifikime nga Komiteti Ndërkombëtarë Olimpik për trajner dhe menxhim sportiv.

Një risi që për herë të parë në komunën e Podujevës ka ndodhë në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit 2021 është që kanë themeluar edhe klubin e MMA Kroni, të sporteve luftarake të përziera dhe menjëherë është anëtarësuar në Federatën e MMA të Kosovës. Klubi në këtë kategori sportive ka një nënkampion Kosove i cili për shkak të pandemisë edhe nuk arrit të pajisej me vizë Bullgare dhe kështu nuk arriti të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të MMA, si i vetmi garues nga Kosova.

I njejti, Demahmet Sinani, është edhe kampion i Kosovës në kickbox, nënkapion Kosove në boks dhe ku besohet që këtë vit me krijimin e rrethanave do të përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare të MMA-së që do të jetë hera e parë, jo vetëm për komunën e Podujevës, por për tërë Kosovën.

Synimet e këtij klubi janë që këtë vit të bëjnë një përfaqësim me një numër më të madh të garuesve në të gjitha kategoritë në Kosovë por edhe jashtë, si në kickbox ashtu edhe në MMA. Në fund klubi falenderon kryesinë me kryetar Samet Arifin për përkrahje të vazhdueshme, Federatën e Kickboxit të Kosovës për vlerësim dhe komunën.