75 Mall Live Search
15:12 / E Martë, 03 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Klubi i madh anglez kërkon transferimin Franck Kessie

Franck Kessie është pothuajse i padëshiruar në Barcelonë, me mesfushorin i cili nuk ka gjetur hapësirat që kishte menduar te skuadra e Xavi-t.Mesfushori nuk ka aspak statusin që gëzonte te Milan dhe tani po mendon seriozisht largimin nga “Camp Nou” pasi e ardhmja e tij aty është shumë e zbehtë.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Tottenham, me anglezët që janë të gatshëm të paguajnë deri në 13 milionë paund për shërbimet e tij dhe Barcelona, sipas medieve spanjolle është e hapur për këtë lëvizje.Merkato e dimrit pritet me shumë interes, ndërsa vetë Conte e kërkon në skuadër për të pasuruar mesfushën me më shumë “muskuj”, ndërsa për Kessie do të ishte një aventurë interesante, pasi edhe përpara zyrtarizmit te Barcelona, për të kishte interes nga disa skuadra të Premier League.

Në pjesën e parë të sezonit, lojtari nga Bregu i Fildishtë ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje, 7 prej tyre në La Liga dhe 6 në Champions ku ka shënuar edhe një gol, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë zëra edhe për një rikthim të tij në Milano, por jo te kuqezinjtë, pasi mediet italiane shpesh herë e kanë lidhur të ardhmen e 26-vjeçarit me Interin, ndërsa për momentin, pista më e mundshme mbetet ajo e Londrës, te Tottenham.