Klubi i madh turk me ofertë zyrtare për Blendi Baftiun

Mesfushori kosovar, Blendi Baftiu po kalon në formë jetësore këtë sezon, ku edhe po kërkohet nga shumë skuadra edhe jashtë Kosovës.
Sipas raportimeve të fundit nga Turqia, për Baftiun e interesuar është skuadra e Alanyaspor, e cila ka bërë edhe ofertë zyrtare për të, shkruan “VAR Kosova”.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari i sportit nga Turqia, Yagiz Sabuncoglu, i cili përms një postimi në “Twitter”, tregoi se skuadra e Alanyasporit ka shprehur interesim për mesfushorin e Ballkanit, Baftiun.
Kujtojmë se Baftiu këtë sezon për Ballkanin e Suharekës ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola.
TRT SPOR ÖZEL | Alanyaspor, Blend Baftiu için resmi teklif yaptı.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 21, 2020