Klubi i Milanit reagon pas vdekjes së ish trajnerit Mihajloviçit

Ish-futbollisti serb, Sinisa Mihajlovic, ka vdekur në moshën 53-vjeçare.
Ai vdiq në një klinikë të Romës këtë të premte.
Ish-trajneri i Bolongas po vuante nga sëmundja e rëndë për të cilën kishte njoftuar në vitin 2019.
Lajmi për vdekjen e ish-futbollistit u bë i ditur nga familja.
Pas kësaj ka reaguar edhe ekipi i Milanit, pjesë e të cilit ishte Mihajlovic si trajner në vitin 2015.
“Qielli ka fituar një tjetër legjendë. Do të na mungosh shumë, Siniša”, shkroi klubi italian në faqen e tyre në Twitter.