Klubi i MLS-së detyrohet ta fshijë një postim thumbues ndaj presidentit Trump

Klubi amerikan, San Jose Earthquakes, ka fituar bindshëm ndaj D.C United me rezultat 6-1.
Mirëpo klubi, mori vëmendje për diçka tjetër pasi në postimin e publikuar në rrjetin social X, në foto shkruhej “Një tjetër humbje për D.C në datën 6” dhe më pas u detyruan të fshijë postimin.

Ky koment shihej si thumbim ndaj protestave të 6 janarit të vitit 2021, ku mbështetës të presidentit amerikan, Donald Trump hynë me forcë dhe sulmuan në “Capitol” pas fitores së Joe Biden në atë kohë.
30 seasons later, a few more goals this time. pic.twitter.com/jANgGxwkwU
— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) April 6, 2025
Më pas klubi bëri një postim tjetër, ku shkruan:
“30 sezone më vonë, disa gola të tjerë këtë herë”.