75 Mall Live Search
14:32 / E Martë, 07 Maj 2024 / LB

Klubi i Premier League, i pasuksesshëm në apelin kundër zbritjes së pikëve

Skuadra angleze, Nottingham Forest ishte i pasuksesshëm në apelin e tyre kundër zbritjes së pikëve në Premier League.

Ata u dënuan nga Premier League për shkeljen e rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë dhe u dënuan me heqje të katër pikëve pasi që shpenzuan më shumë se 34 milionë funte në transferimit.

Sipas udhëzimeve, Forest mund të ishte dënuar me gjashtë pikë, por iu dha një ndëshkim më pak i rëndë nga Premier League për shkak të “kërkimit të hershëm” dhe “bashkëpunimit të shkëlqyer”.

Nottingham Forest, gjendet në vendin e 17-të në Premier League dhe ka gjithsej 29 pikë ku rrezikon rënien në Championship./IndeksOnline/