Klubi i Premier League në rrezik për zbritjen e pikëve nga rregullat e reja financiare

Kjo skuadër e Premier League mund të dënohet nga FA me zbritje të pikëve.
Bëhet fjalë për Leicester Cityn, të cilët akuzohen për shkeljen e rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë.
Dhe në rast që vendoset për të zbritur pikët Leicesterit, atëherë do të ishte një goditje e madhe për “Dhelprat” në luftën e tyre për mbijetesë, me vendimin që pritet të merret me datën 13 janar.
Për të njëjtën gjë në dy sezonet e fundit, u dënuan edhe skuadra si Everton dhe Nottingham Forest.
Leicesteri, aktualisht gjendet në pozitën e parafundit në Premier League dhe kanë gjithsej 14 pikë./IndeksOnline/