18:19 / E Enjte, 07 Janar 2021 / Blerim

Klubi i Premierligës ndërprenë stërvitjet, shkak Covid-19!

Skuadra e Aston Villës ka ndërprerë seancën e sotme stërvitore, si shkak i Covid-19.

Një numër i madh i stafit dhe futbollistëve të aston Villës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, për këtë klubi anglez i’u desht që të anulonet stërvitjen e sotme, shkruan IndeksOnline

Klubi konfirmoi se rezultatet pozitive u kthyen pas testimit të hënën dhe të enjten këtë javë dhe zbuloi se është në bisedime me Shoqatën e Futbollit dhe Premierligën në lidhje me veprimet e ardhshme.