Klubi i Premierligës refuzoi Haalandin, tani janë pishman

Erling Haalandi është një nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht.
Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë para se të transferohej në Molde, ishte afër skuadrës nga Premierliga, Everton.
Lajmin e ka konfirmuar ish-menaxheri i transferimeve te Evertoni, Ian Atkins, shkruan IndeksOnline.
“Ekipi ynë i skautëve e vëzhgoi Haalandin. Por, edhe pse i dhamë pikët e plota, ai u refuzua nga Evertoni. Kreu i ekipit, Brain King, e pëlqeu shumë atë, por na tha se nuk ishte adekuat për ekipin”, ka thënë Atkinsi.
Tani ylli norvegjez kap vlerën e 110 milionë eurove në “Transfermarkt”./IndeksOnline/