20:38 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

“Klubi i problemeve”, mbrojtësi i Barcelonës refuzon rinovimin e kontratës, ka këtë kusht

Barcelona ka disa kohë që nuk i ka punët mirë me drejtuesit e saj dhe po ashtu edhe me futbollistët e skuadrës.

Tani problemi i radhës për katalunasit siç duket është refuzimi i rinovimit të kontratës nga Nelson Semedo.

Sipas mediave spanjolle Semedo ka refuzuar rinovimin duke vendosur kushte që kjo gjë të ndodh.

Semedo ka kërkuar që t’i garantohet hapësira në formacionin e Barcelonës.

Kontrata e mbrojtësit të Barcelonës do të skadojë në vitin 2022 andaj mbetet të shihet nëse ai do ta vazhdojë atë.