14:28 / E Enjte, 21 Janar 2021 / k.v

Klubi i Prodhuesve memorandum bashkëpunimi me MZHR-në

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR). Memorandumi u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan.

Memorandumi i nënshkruar ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit midis Klubit të Prodhuesve dhe MZHR-së, kështu duke kontribuar për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në Kosovë. Synimi i përbashkët është bashkëpunimi i ndërsjellë, për të siguruar realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal dhe duke përfaqësuar interesin publik midis komunitetit të biznesit dhe autoriteteve publike.

Po ashtu ky memorandum ka për qëllim, shpërndarjen e informacioneve te prodhuesit, lidhur me promovimin dhe implementimin e programeve nga MZHR-ja për përkrahje të bizneseve. Promovimin e bizneseve përfituese të MZHR-së dhe produkteve të cilat ata i prodhojnë, por edhe për ngritjen e kapaciteteve të bizneseve përmes formave të ndryshme të aplikimit, duke përfshi edhe partnerë të tjerë potencialë vendorë dhe ndërkombëtarë.