Klubi i Serisë A godet në merkato, arrin marrëveshjen me futbollistin e Barcelonës

Teksa dështoi në transferimin e Politanos, Roma nuk ka humbur kohë për të arritur akordin me futbollistin e Barcelonës Carles Perez.
Sipas “Onda Cero”-s, futbollisti të martën do të udhëtojë drejt Italisë për të mbyllur operacionin.
Spanjolli nuk është në planet e drejtuesve katalanas, teksa ka vendosur të largohet për të marrë më shumë minuta, duke pranuar propozimin e klubit italian.
Perezi do të transferohet në formë huazimi me opsion blerjeje të detyrueshme nga Roma në qershor, për shifrën 13 milionë euro.