75 Mall Live Search
20:52 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / C E

Klubi i tij pëson gol, presidenti e grushton gjyqtarin dhe e detyron ta anuloj golin

Një episod i pazakontë dhune ka ndodhur në një ndeshje të futbollit nigerian mes Kano Pillars dhe Dakada, me protagonist presidentin e klubit vendas dhe gjyqtarin e sfidës.

Goli në minutën e 92-të i pësuar nga skuadra e tij ka bërë që presidenti i Kano Pillars të zbresë në fushën e lojës dhe të detyrojë arbitrin ta anulojë atë duke e grushtuar, me golin që më pas u quajt i parregullt.

Sitauat është marrë në shqyrtim nga Federata Nigeriane e Futbollit, e cila ka pezulluar menjëherë presidentin për sjellje antisportive.