75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Klubi i Volejbollit të femrave, Drita mëson kundërshtarin në “CEV Cup”

Klubi i Volejbollit të femrave, Drita sot ka mësuar kundërshtarin e saj në “CEV Cup”.

Shorti i hedhur në Luksemburg ka nxjerrë skuadren çeke, VK Selmy si kundërshtarë të KVF Dritës, transmeton Indeksonline.

Drita pritej që njëherë të luante në “Challenge Cup” por për shkak të sukseseve të mëdha që kanë pasur, ato janë dërguar direkt në garën e dytë për nga rëndësia në volejbollin evropian, CEV Cup./Indeksonline/