23:31 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Klubi i Zhytjes “Trepça”, të gatshëm për ndihmë në vërshimet apo bllokimet e banorëve

Klubi i Zhytjes “Trepça” në Mitrovicë, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, kanë thënë se për shkak të motit të ligë ditëve të fundit, kanë qenë të gatshëm 24 orë për intervenim.

Derisa janë gjithmonë në shërbim të çdo qytetari.

Ky është njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur
Jemi dëshmitarë të reshjeve të mëdha ditëve të fundit, reshje këto që mund të pasojnë me ndonjë vërshim eventual apo bllokim të banorve, sidomos të atyre në vendet rurale,
Ne si klub i zhytjes ju njoftojmë se jemi të gatshëm 24 orë për të intervenuar, çdo qytetar që ka nevojë të mos hezitoj, të na kontaktojnë.
Gjithmonë në shërbimin e çdo qytetari
Mirëmbetshi.