18:50 / E Martë, 16 Mars 2021 / A. A

Klubi kosovar fillon bojkotin, paralajmëron kërcënim më të madh

Situata e rëndë financiare ka shtyrë klubin e Ferizajit të futet në bojkot. Futbollistët kanë vendosur që të mos stërviten fare.

Në faqen zyrtare në Facebook, klubi ka njoftuar se do të bojkotojë edhe ndeshjet nëse nuk ndërmirren masa për të shlyrë borxhet.

Ky është reagimi i FC Ferizajit.

FC Ferizaj bojkoton stërvitjet dhe pritet edhe ndeshjet kampionale.

Klubi ynë nga nesër ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare. Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që disa muaj, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë.

Futbollistët kanë vendosur të hyjnë në bojkot, duke mos zhvilluar as stërvitjet por edhe as ndeshjet në ligën e parë.

Ju bëjmë apel, tifogrupit Ujqit, dashamirëve të futbollit që nesër në ora 14;00 të jenë në stadion të solidarizohen me ne.

Të gjithë së bashku ta shpëtojmë klubin e zemrës nga më e keqja, nga shuarja e klubit.