75 Mall Live Search
12:29 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / Gj. Sh

Klubi kosovar nga Liga e Parë liron nga detyra trajnerin

Leotrim Krasniqi nuk do të jetë më trajner i Vjosës.

Klubi nga Shtimja njoftoi sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin.

Shkëputja e kontratës thuhet se është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Ky vendim vije një ditë pasi Vjosa pësoi humbje në derbin ndaj Prishtinës së Re.

Pas 22 xhirove nën drejtimin e Leotrim Krasniqit, Vjosa renditet e treta në Grupin B të Ligës së Parë me 43 pikë të grumbulluara.

Njoftimi i plotë nga klubi i Vjosës (pa ndërhyrje):

“NDËRPRITET BASHKËPUNIMI ME TRAJNERIN LEOTRIM KRASNIQI!

KF. VJOSA njofton opinionin futbolldashës që ndërpret bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Leotrim Krasniqi me marrëveshje të dyanshme.

Bashkëpunimi me trajnerin Krasniqi ndërprehet, pasi që të dyja palët kan konsideruar që kjo ndërprerje e bashkpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF. VJOSA falenderon trajnerin Leotrim Krasniqi për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë. Ai së bashku me stafin e tij arriti të shpallë kampion vjeshtor klubin tonë në Ligën e Parë grupi B andaj klubi e falenderon për punën e bërë dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij.

Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet drejtimi i skuadrës”.