75 Mall Live Search
17:58 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / OSH

Klubi kosovar paralajmëron shuarjen dhe tërheqjen nga garat, thonë se po dëmtohen nga gjyqtarët

Skuadra kososvare e ligës së parë, A&N, kanë paralajmëruar tërheqjen nga garat dhe shuarjen e klubit, me pretendimin se gjyqtarët po i penalizojnë.

Përmes një postimi në rrjetin social, në një video të publikuar klubi i Grupit A në Ligën e Parë, ka thënë se ata janë dëmtuar direkt në disa ndeshje, duke i potencuar ndeshjet në të cilat sipas tyre nuk ka qenë referimi i drejtë.

Postimi i plotë:

Njoftojmë opinionin e gjerë futbollistik se klubi ynë ndjehet jashtzakonishtë i lodhur e tejet i dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve , pse gjithmonë klubi ynë bie pre e ktyre vendimeve , gjithmonë dëmtohemi ju a numrojmë me raste ndeshjet e dëmtuara ;

Ndeshja 1 ; Trepça89 – A&N

Ndeshja 2 ; A&N – Liria

Ndeshja 3 ; A&N – Rahoveci

Ndeshja 4 ; A&N – Istogu

Nga kto dëmtime klubi në udhëheqjen e kryesisë pritet takimi për vendimin e mbylljes së klubit dhe tërheqjes nga garat , ky nivel i referimit është tejet i dobët , mjaft më me kto paragjykime , mjaft më me kto reagime kto vendime nga matrapazët të cilët ndeshje pas ndeshje po dëmtohemi.

Skuadra nga Prizreni gjendet në pozitën e tretë të Grupit A në Ligën e Parë pas 6 ndeshjeve.