75 Mall Live Search
20:23 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / H F

Klubi kroat i ndërpret kontratën portierit serb sepse i pëlqenin faqet e çetnikëve në Instagram

HNK Vukovar 1991 ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me portierin Srdan Nedic (18 vjeç), pasi u zbulua se ai kishte ndjekur në Instagram profilin “Chetnici 1941”, i njohur për përmbajtje nacionaliste dhe përkrahje të ideologjisë çetnike.

Profili promovon mesazhe si “Kosova është Serbi” dhe figura historike si Draza Mihajlović, udhëheqës i lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një komunikatë zyrtare, klubi tha se veprimi i lojtarit bie ndesh me vlerat e tij dhe theksoi se “sjellje të tilla janë të papranueshme”. Klubi gjithashtu kërkoi ndjesë ndaj tifozëve dhe publikut.

Nedic pritej të debutonte të premten kundër Dinamo Zagreb, në mungesë të portierit të parë Antonio Dakovic, i lënduar. Pas këtij rasti, Nedic nuk do të jetë pjesë e skuadrës.