Klubi ku e filloi karrierën Kastrati, falënderon bashkëatdhetarin në Facebook për 100 euro ndihmë

Klubi i njohur shqiptar Kika nga Hogoshti nuk qëndron edhe aq mirë financiarisht.
Sa herë që dikush ofron ndihmë për ekipin, falendërohet publikisht në faqen e Facebookut.
Një bashkëatdhetar ka dhuruar 100 euro dhe Kika doli me postim falënderues.
“Enver Ruzhdi Sermaxhaj e ndihmoj klubin tonë të zemres me 100 euro e falemnderojm nga zemra që ka dhuruar ketë shumë i cili asnjëher nuk u ndal së ndihmuar klubin” njofton Kika.

Kujtojmë se kjo skuadër ka prodhuar shumë futbollistë të njohur në Kosovë. Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati e ka filluar karrierën futbollistike te Kika.
/Indeksonline/