18:51 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Klubi mik i Presidentit të Prishtinës udhëheq në Superligën turke

Sivasspor tash për tash mbetet skuadër e pakapshme në kampionatin turk.

Ajo vazhdon ta udhëheq kampionatin në Turqi duke anashkaluar gjigantet si Galatasaray, Fenerbahçe e Beshiktas dhe sivjet duket më afër se kurrë titullit kampionit.

Ejupi pas ndeshjes me Fenerbaçen e ka uruar presidentin e këtij ekipi për fitoren e sotme dhe ecurinë pozitive.

Sivasspor është një skuadër e njohur për opinionin kosovar me miqësinë e madhe që ka me skuadrën e Prishtinës, konkretisht presidentin Remzi Ejupi.

Sivasspori në vitin 2015 kur udhëhiqej nga trajneri i njohur Roberto Carlos pati zhvilluar një ndeshje miqësore me Prishtinën në stadiumin e Prishtinës, derisa disa javë më vonë i ka ofruar gosti Prishtinës duke e luajtur një ndeshje miqësore në Turqi.

Presidenti i FC Prishtinë, Remzi Ejupi ka miqësi të madhe më drejtuesit e kësaj skuadre dhe bashkëpunimi më ditët në vazhdim pritet të rritet, e pse jo të zhvillohen edhe deshje të ngjashme si në vitit 2015 kur nuk mungoi spektakli.