17:53 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

Klubi nga Bundesliga në zi, i ngordh dhia!

Skuadra e njohur gjermane, FC Koln përmes rrjeteve sociale ka njoftuar tifozët e saj se në moshë 14-vjeçare ka ngordhur dhia Hennes Vlll.

“Ne vajtojmë për Hennes Vlll. Dhia jonë e dashur. Duhej të hiqej për arsyeje shëndetësore. Ai ishte 14-vjeç. Pusho në paqe”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Hennes, dhia e famshme e klubit gjerman kishte dalë në pension për shkak të arsyeve shëndetësore gjatë vitit 2019.

Vendin e tij tashmë e ka zënë Hennes IX.

Kujtojmë që dhia është simbol dhe paraqitet edhe në logon e klubit të FC Koln./IndeksOnline/