Klubi prizrenas ndahet me kapitenin

Tanimë kanë kaluar disa javë në të cilat kapiten i FC A&N nuk është Altin Syejmani.
Në fakt Sylejmani nuk e ka lënë vetëm shiritin e kapitenit por është ndarë ‘para kohe’ me klubin në të cilin ishte kapiten i parë që në fillimin e ekzistencës të FC A&N. Ky klub aktivitetin e tij e filloi në vitin 2019 duke garuar në Ligën e dytë dhe që në vitin e parë ngritët për një rang garash, duke pasur një vit të suksesshëm. FC A&N u duk një klub shumë mire i organizuar, si dhe kishin një fillim të mire garash edhe në Ligën e parë të Kosovës ku ishte lart në tabelë e mes ekipeve pretendente për tu ngritur në Superligë deri në javët e fundit të kampionatit.

Gjatë gjithë kësaj periudhe lider i ekipit ishte Sylejmani, i cili është rritur në shkollën e futbollit Liria. Prizrenasi Sylejmani kishte performanca shumë të mira, duke rënë në sy edhe të disa klubeve nga Superliga, por vendosi të qëndroj te FC A&N edhe në vitin e tretë, pavarsisht se struktura e klubit ndryshoi rrënjësisht, duke u larguar disa lojtar të cilët ishin bartës të lojës.

Ne kontaktuam Sylejmanin, mungesën pothuajse një mujore e vërejtëm. Ai u shpreh se ‘kishte bojkot nga ana e lojtarëve, gjendja në zhveshtore ishte rënduar, unë vendosa të mos kthehem pas bojkotit sepse problemet nuk po zgjidheshin. Njëjtë kanë vepruar edhe disa lojtar tjerë.

Sylejmani i cili është 23 vjeçar, po i vazhdon përgatitjet vetë, momentalisht është futbollist i lirë dhe në pritje të afatit kalimtar për të vendosur për të ardhmën e tij.