Klubi shqiptar në Mal të Zi, KF Deçiqi transferon ish-mbrojtësin e KF Lirisë

Klubi shqiptar, KF Deçiqi, që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së Malit të Zi.
Duke e parë këtë, ekipi shqiptar ka filluar të bëëj transferime për të rritur cilësinë në skuadër, transmeton Indeksonline.
Transferimi i fundit është qendërmbrojtësi, Adrijan Rudoviq, që u zyrtarizua sot.
Rudoviqi në të kaluarën kishte luajtur edhe në Kosovë. Ai në vitin e kaluar për gjysmë sezoni mbrojti ngjyrat e klubit kosovar, KF Liria. Në korrik të vitit të kaluar ai u transferua nga ekipi i Prizrenit në Malin e Zi tek ekipi i OFK Petrovac.
Pastaj nga Petrovci, ai u transferua te Bokeli, ku zhvilloj gjysmë sezoni./Indeksonline/